SHOQATA BASHKIMI

SHOQATA BASHKIMI

 

Shoqata Bashkimi u themelua në vitin 1993. Selia e kësaj shoqate është në Berchtoldstrasse 10, 8610 Uster.

Themelimi i Shoqatës Bashkimi ishte ideja e disa veprimtarëve që jetonin dhe vepronin në Uster dhe e panë të nevojshme që në këtë qytet mungon një Shoqatë Shqiptare. Qëllimet kryesore ishin për mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar dhe depërtimi tek organet Zvicerane si një popull me kulturë të lashtë evropiane.

Koha kur u themelua Shoqata Bashkimi, Shqiptarët të mbetur jasht Shqipërisë ishin nën sundimin Jugosllav ku Sërbia ushtronte politika shtypëse dhe shfarosëse ndaj popullit tonë. 

Ndonëse një numër i madh i shqiptarëve punonin dhe vepronin nëpër botë, ishte shumë e vështirë që si individ t`ju tregojmë të tjerëve se ne jemi një komb dhe kemi një identitet dhe kulturë shumë të lashtë evropiane. Ne si një pjesë e popullit shqiptar përmes Shoqatës Bashkimi kemi arritur dhe jemi munduar dhe ja kemi dalë që Komuna e Usterit me rrethinë të ketë një pasqyrë reale për kombin dhe kulturën tonë.

Duke punuar si Shoqatë ne arritëm të regjistrohemi në mesin e shoqatave të tjera dhe tani për nga numri jemi në krye të Shoqatave të huaja në Zvicër. Ndërsa në Komunën e Usterit dhe më gjër me organizimet dhe pjesëmarrjet tona nëpër aktivitete të ndryshme ne jemi krenarë që mund ta përfaqësojmë kulturën tonë dhe të tregojmë vlerat tona. Shoqata Bashkimi ka një antarësi të konsiderueshme dhe gjithmonë në rritje. Sidomos me fillimin e grupit të vallëzimit interesimi për këtë shoqatë është me përmasa shumë të mëdha.

Grupi i vallzimit ushtron dhe mëson vallet Shqipe çdo të premte, aty takohet rinia jonë, ardhmëria jonë të cilët kanë lindur në Zvicër dhe janë krenarë që janë Shqiptarë.

Më e rëndësishmja e kësaj Shoqate është që në të mund të anëtarësohen shqiptarë të të gjitha trojeve tona, pa dallim religjioni, partie, gjinie e krahine. Kjo shoqatë është tërësisht apolitike dhe gjithkombëtrare, prandaj ftojmë të gjithë shqiptarët që të anëtarësohen pa hezitim sepse këtu ka vend për të gjithë.

Ne gjatë luftës në Kosovë ju bashkangjitëm dhe ndihmuam shumë aksioneve si „ndihmë për Kosovën„ etj.

Organizuam shumë takime me Zvicranët, të cilët na ndihmuan në strehimin e shumë familjeve nga Kosova gjatë luftës së fundit.

 

Bashkëpunim të ngushtë krijuam me Projektin „Urat“.

Ishim dhe jemi shumë aktiv në festat e qytetit Uster dhe në Kanton Zürich.

 

Vitin 2008 festuam për herë të parë Pavarësinë e Kosovës.

Përpiqemi që çdo pjesë e Atdheut tonë që është coptuar nga të huajt të bashkojmë dhe të jetojmë në një shtet gjithë shqiptarë. 

 

Ndërsa vitin 2012, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, organizuam manifestim të madh ku të pranishëm ishin rreth 1000 persona.

Shoqata Bashkimi ndihmon dhe bashkëpunon me mësimdhënësit e gjuhës Shqipe dhe kujdeset që orët plotësuese të gjuhës Shqipe të jenë në të gjitha shkollat ku ne jetojmë.

 

Shoqata jonë bashkëpunon me të gjitha Shoqatat Shqiptare në Zvicër.

Shoqata Bashkimi çdo vit organizon festë për pavarësinë e Kosovës dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe festa të tjera.

Festat vjetorë që Shoqata Bashkimi i organizon janë:

 

  • Pavarësia e Kosovës
  • 8. Marsi
  • Festa e anëtarësisë së Shoqatës Bashkimi
  • Panairi i Librit Diaspora
  • Pavarësia e Shqipërisë

 

Manifestimet tona kryesisht i mbajmë në Stadthofsaal Uster.

Objektiv i shoqatës sonë është që të gjithë shqiptarët të bashkohemi dhe të mos e harrojmë origjinën dhe gjuhën tonë, tu tregojmë fëmijëve tanë që kemi kulturë dhe vlera të lashta sa vet Evropa.

Nëse ne tani nuk veprojmë, gjeneratat që vijnë pas do ta kenë më të lehtë asimilimin dhe gjuha jonë do të shkojë në harresë, kjo gjë nuk do të na falet kurrë.

Vetëm të bashkuar ne jemi më të fortë.

 

Kryetari i Shoqatës Bashkimi

Guximtar Alushi

Kontakt

Albanischer Verein Bashkimi

Berchtoldstrasse 10

8610 Uster

info@bashkimi.ch

 

Donacionet

Mbështesin punën tonë.

Albanische Verein Uster Schweiz
Shoqata Bashkimi Zvicer

Swift: RAIFCH22

CH36 8080 8003 4119 0781 7

 


© 2020 www.bashkimi.ch