Shoqata Kulturore Shqiptare - Bashkimi

Vallëzim - Kulturë - Gjuhë - Traditë

Mirë se vini në Shoqatën Bashkimi
Jemi të lumtur që ju përshëndesim në faqen tonë të internetit. Këtu mund të informoheni për programin aktual të shoqatës sonë. Po ashtu, do të gjeni disa udhëzime të dobishme. Do të ishim të kënaqur të ju takonim në aktivitetet tona dhe në veprimtaritë tona kulturore dhe të ju njihnim. Ju dëshirojmë kënaqësi të madhe në këtë drejtim. Sugjerimet tuaja, komentet, përvojat ose pyetjet rreth aktiviteteve tona mund t'i dërgoni me kënaqësi përmes email-it në info@bashkimi.ch. Si alternativë, mund të përdorni edhe formularin e bashkëngjitur.


Anëtarësia
Të dashur bashkëatdhetarë, të dashur anëtarë, të dashur të interesuar! Vetëm me kontributin tuaj prej 50 Sfr në Vit, shoqata mund të përmbushë detyrat e saj dhe të organizojë  e saj.
Me aktivitetet tona, ne promovojmë kulturën tonë, sigurojmë që tradita të përcillet te fëmijët tanë. Generatat e ardhshme do të kuptojnë më mirë rëndësinë e kulturës dhe traditave tona, edhe pse larg nga vendet shqiptare, dhe për këtë do të jenë mirënjohës.
Jemi mirënjohës nëse na ndihmoni në këtë – dhe do të ishim të lumtur të ju mirëpresim si anëtar!

Aktuale:

09.04.2024

Jemi krenarë të jemi anëtarë të Shoqatës së Vallëzimit të Zvicrës (TVS)!

Na gëzon shumë t'ju njoftojmë se shkolla jonë e vallëzimit tani është anëtare zyrtare e Shoqatës së Vallëzimit të Zvicrës (TVS). Ky anëtarësim është një hap i rëndësishëm për ne dhe nënvizon angazhimin tonë për cilësi dhe profesionalizëm në mësimdhënien e vallëzimit.

Çfarë do të thotë kjo për ju?

Përmes anëtarësimit tonë në TVS, shkolla jonë e vallëzimit tani është e njohur nga disa Sigurimet Shëndetësore të njohura. Kjo do të thotë që ju si valltarët tanë mund të përfitoni nga kontributet për të zhvilluar vallëzimin. Kjo njohje jo vetëm që është një dëshmi e cilësisë së shkollës sonë të vallëzimit, por ju ofron gjithashtu mundësinë për të marrë mbështetje financiare për pasionin tuaj ndaj vallëzimit.

Marka TVS-Member – Simbol i Cilësisë

Ne jemi krenarë që kemi të drejtën të mbajmë markën TVS-Member. Kjo markë tregon se shkolla jonë e vallëzimit përmbush standardet e larta të cilësisë të Shoqatës së Vallëzimit të Zvicrës dhe është e njohur nga Sigurimet e njohura  të shëndetësisë. Ne e shohim këtë si premtimin tonë ndaj jush për të investuar vazhdimisht në cilësinë e mësimit më të mirë të mundshëm të vallëzimit.
Për çdo pyetje ose për më shumë informacione, jemi gjithmonë në dispozicionin tuaj.
Ne jemi të privilegjuar për të vazhduar rrugën tonë të përbashkët të vallëzimit dhe për t'ju ofruar edhe më shumë përmes këtij anëtarësimi.

Manifestimet 2024 / 2025

Data

Manifestimi

Vendi

Flyer

13.04.2024

Manifestimi "Shtatorja e Skënderbeut"


 

Shoqata Bashkimi i bashkëngjitet këtij Projekti dhe është prezent me
Grupin e Shqiponjat dhe Stafin për ndihmë.

Pilatussaal, Stadtplatz 1
6010 Kriens - Luzern


25.05.2024

Zeughausfest 2024

Jeni të mirë se ardhur në një program të larmishëm me pikat kryesore muzikore, pjesë valle joshëse, ushqime nga e gjithë bota, lojëra dhe argëtim për të rinj dhe të moshuar, interaksione kreative dhe shumë befasira të papritura.
Një festë nga Zeughaus, për Zeughaus dhe për të gjithë Uster.

Zeughausareal
Berchtoldstrasse 10
8610 Uster

Grafik: Jasmin Büttel

22.06.2024

Bachgassefest 2024

8610 Uster



28.06.2024 -
30.06.2024

Eidgenössisches Trachtenfest 2024

 

Zürich


15.09.2024

Panairi i Librit "Diaspora 2024"

Stadthofsaal
Theaterstrasse 1
8610 Uster


Revistat e Shoqatës Bashkimi


Lidhjet direkte te Formularët

Formulari i Antarsimit


Formulari për Vallëzim


Formulari për Sponzorizim


Donatorët dhe Sponsorët tanë:

Sponzorimi juaj na mundëson që të jemi më profesionist në punën tonë.

Klikoni në Foto:

Sponzorimi juaj e mbështet Shoqatën Bashkimi në lëmi të ndryshme si:

  • Veshjet e Valltarëve
  • Shetitjet e Valltarëve
  • Blerjen e Instrumenteve Muzikore për Valltarët
  • Manifestimet e ndryshme që i organizon Shoqata jonë

Ne jemi mirënjohës dhe i falemnderojmë të gjith Sponzorët tanë dhe u dëshirojmë suksese në punën e tyre.

Kurset aktuale gjatë Vitit 2024:



E-Mail
Anruf
Infos