Shoqata jonë 

Shoqata "Bashkimi" u themelua në vitin 1993. Themelimi i shoqatës ishte ideja e disa personave të angazhuar nga Usteri dhe rrethina. Ata e panë nevojën e një bashkimi shqiptar dhe urgjencën për të krijuar një pikë mbështetjeje për bashkatdhetarët e sapoardhur në këtë zonë. Pas përleshjeve të armatosura në vitet '90, shumë shqiptarë emigruan dhe kërkuan një shtëpi të re - sikurse edhe këtu në Uster.
Kështu u themelua shoqata "Bashkimi" me qëllim që të ruajë identitetin kombëtar shqiptar edhe në vendlindjen e re dhe të kujdeset për traditat që janë të rrënjosura thellë në kulturën e vjetër evropiane, nga ana tjetër të lehtësojë dhe të nxisë integrimit në jetën e përditshme zvicerane.

Shoqata "Bashkimi" shihet si pjesë e popullit shqiptar. Përmes saj duhet të paraqitet një imazh realist i kombit dhe kulturës shqiptare për komunën e Usterit dhe rrethinat e saj. "Bashkimi" bashkëpunon me të gjitha shoqatat shqiptare, zvicerane dhe të tjera në Zvicër dhe jashtë vendit. Ajo ka një numër anëtarësh që rritet vazhdimisht. Veçanërisht oferta e grupeve të valleve (tradicionale) gëzon popullaritet të madh te rinia.

"Bashkimi" organizon çdo vit festat Kombëtare Shqiptare si dhe aktivitete kulturore lokale.
Është e rëndësishme që shqiptarët që jetojnë në Zvicër të mos harrojnë origjinën e tyre, të vazhdojnë të kultivojnë gjuhën dhe traditat e tyre dhe t'i përcjellin ato te fëmijët.

Sot mbi 30 Vite punë gëzojmë mbi 250 Anëtarë dhe mbi 140 Valltarë në disa Grupe. 

Së bashku do ta arrijmë këtë!

Organisata - Shoqata Bashkimi 2024



Satuti i ri u aprovua nga të gjithë pranishmit në mbledhjen e Kuvendit me datën 04.02.2024

Statuti 2024
E-Mail
Anruf
Infos